Lëvizja BESA: Partitë në pushtet hapin dyert e ndikimit serbo – rus në vend

Nga Lëvizja BESA kanë akuzuar pushtetin pasi po hap dyert e ndikimit serbo – rus në vend me ardhjen eventuale të Lavrovit në Shkup.

”Samiti i Këshillit të Ministrave të OBSE, shpalosi edhe pjesmarrjen eventuale të Lavrov në takimin më të madh që njeh vendi, që mbahet në Shkup. Kjo nuk është e rastesishme, por ka më shumë arsye, ndër të cilat e para është tendenca për kontrollim dhe marrje të kryesimit me OSBE, nën kontrollin rus!

Qëllimi i Lavrov është edhe Rusia të sigurojë realizimin e planeve të saja të metejshme me Ukrainën, gjë kjo që bie ndesh me qëllimet strategjike dhe parimetthemelore të RMV-së për bashkëpunim me OSBE, rreth ndërtimin e bashkëpunimit për paqe dhe siguri, dhe me vete këtë organizatë ndërkombetare. Nëse kjo nuk ndodh, kryesimi mund ti jepet Maltës, që në fakt do merret si fitim i diplomacisë Ruse. Nëse edhe kjo nuk ndodh, kryesimi me OSBE, do i kthehet në Vienë, që do të ishte eliminimi i vakumit të pasigurisë e që do të krijont situatat e sipërpermendur.

Andaj, roli i të parit të punëve të jashtme të RMV-së, si kryesues me Samitin e Këshillit të ministrave, duhet të jetë i qartë, deciz për të ndërprerë urgjentisht lojrat e ndikimit rus në Ballkan kjo sepse politikat e këtilla, të toleruara nga partitë në pushtet, hapin haptas dyert ndikimit serbo-rus, duke e bërë vendin të devijojë dukshëm nga procesi i integrimeve europiane! Kjo do të ndikonte edhe më shumë që RMV-ja të largohet nga i ashtuquajturi paket me Shipërinë, e cila tanimë perfundoi screeningun me UE.

Pra, edhe një herë kemi ngecje, andaj si subjekt opozitar Lëvizja BESA, kërkon nga partitë në pushtet, tu kthehen me vendosmëri, maturi dhe sinqeritet, interesave të popullit dhe vendit në përgjithesi dhe të largojnë perfundimisht vendin nga rruga e gabuar dhe e rrezikshme e ndikimit ruso-serb në rajon” – thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share