Lëvizja Besa ka reaguar sot në lidhje me vonesat e pagave të punonjësve shëndetësorë, shkaku i hakimit të sistemit të Fondit Shëndetësor në Maqedoni. Rasti i fundit i sulmit të hakerave në këtë fond, sipas Lëvizjes Besa, ka ndodhur për shkak të paaftësisë së qeverisë për t’i menaxhuar institucionet e veta, përcjell Klan Macedonia.
“Sulmet nga hakerët nuk janë risi, ato kanë filluar vite më parë, por ashtu sikurse shumicën e punëve që kjo Qeveri e të paditurve nuk mundi t`i zgjidh në kohë, edhe në shëndetësi bëri që mjekë e punonjës shëndetësor, të mbeten pa pagat e tyre, vetëm sepse Qeveria, edhe përkundër paralajmërimeve të shumta, asnjëherë nuk ndërmori masat preventive për mbrojtje nga sulmet kibernetike. Alarmet nga faktori ndërkombëtar ishin të shumta, sidomos, pas sulmeve të ndodhura në Shqipëri, por edhe në vendin tonë”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.
Protesta e paralajmëruar e mjekëve dhe punonjësve të shëndetësisë, për mos pagesën e pagave të tyre, sipas Lëvizjes Besa, nuk do e vetëdijesojë këtë Qeveri.
“E që kjo pa aftësi e Qeverisë të jetë edhe më e madhe, përveç që nuk zgjidhin në kohë hallin e mjekëve, askush as nga Fondi shëndetësor e as nga Qeveria e të pa aftëve, nuk del që të sqaroj se çka do ndodh me mjekët, në këtë kohë krize e të kredive, kur mezi presin që të marrin pagat për ti shlyer pagesat nga Qeverisë”, thonë nga Lëvizja Besa./KlanMacedonia