Lëvizja Besa me interpelancë ndaj Artan Grubit?

ARIANIT HOXHA: DETAJET BRENDA JAVËS

Partia opozitare shqiptare, Lëvizja Besa duket se ka pranuar ftesën e deputetit Izet Mexhiti, për të sfiduar deputetët e pakënaqur të BDI-së, me interpelancë ndaj punës së zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Sistemit Politik, Artan Grubi. Të pyetur nga TV Klan M, nëse partia po përgatit iniciativë për interpelancë ndaj Grubit, nga Lëvizja Besa nuk kanë pohuar por, as nuk e kanë mohuar këtë, duke u përgjigjur shkurt se më tepër informata do të shpalosin gjatë kësaj jave.

“Ju njoftojmë brenda javës për çdo detaj”, deklaroi Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa për tv KlanM.

Javën e kaluar, i pyetur nga TV Klan M se pse grupi i të pakënaqurve të BDI-së, nuk merr iniciativë për interpelancë ndaj Grubit, Mexhiti tha se nuk kanë shfrytëzuar këtë mekanizëm, megjithatë do ta mbështesnin nëse ndërmerr një gjë të tillë opozita.

“Nuk e kemi shfrytëzuar deri tash. Kjo pyetje mund t’i bëhet edhe opozitës shqiptare, duke i parë këto rrethana, pse nuk ka marrë një iniciativë të tillë, për të na sfiduar, ne do të votojmë pro”, deklaroi Izet Mexhiti.

Grubi pikërisht ishte arsyeja e përplasjeve të fundit brenda BDI. Nëpërmjet një letre drejtuar kreut të partisë, Ali Ahmeti, grupi i të pakënaqurve kërkuan nga Ahmeti të kthejnë unitetin partiak dhe t’i jep fund “luftës” brendapartiake, ndërsa akuzuan Grubin se, vendosë vet për zgjedhjet kadrovike dhe ka sjellje arrogante, me çka ka shkaktuar pakënaqësi, revoltë dhe pasivitet të strukturave dhe votuesve, që është reflektuar në zgjedhjet e fundit në Tetovë, ku sipas tyre, partia ka shënuar rënie.

Ahmeti ka takuar javën e kaluar në Reçicë të Vogël grupin e të pakënaqurve. Pas takimit ai është shprehur se, nuk ka asgjë shqetësuese rreth kësaj situata dhe zhvillimet e fundit janë në kuadër të normalitetit./KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share