Lëvizja BESA mban kuvendin e Degës në Çair – kryetar zgjidhet Astrit Iljazi

Lëvizja Besa e Bilall Kasamit ka zhvilluar sot në Çair të Shkupit kuvendin zgjedhor të degës. Në kuvendin ku i pranishëm ishte edhe kreu i partisë, Bilall Kasami, është zgjedhur kryetari i kësaj dege.
“Në një atmosferë impozante, sonte në Çair u mbajt kuvendi i degës së Lëvizjes BESA, ku me shumicë votash u zgjodh kryetar Astrit Iljazi. Kuvendarët votuan një zëri për Astrit Iljazi, i cili nga sot do të kontribojë në forcimin e Lëvizjes si dhe do të kontribojë në fitoren e Opozitës Shqiptare. Lëvizja BESA vazhdon me përforcimin e rradhëve të saja, duke inkuadruar kuadro të reja dhe duke u konsoliduar në të gjithë territorin me njerëz që duan ndryshimin”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Besa./KlanMacedonia
Lexo gjithashtu
Total
0
Share