”Ardhja e Albinit shpalosi nacionalizmin e fshehur tek krerët më të lartë shtetëror maqedonas, të cilët këtë nacionalizëm fatkeqësisht ende e fshehin me gjuhë demokratike” – thonë përmes press konferencës nga Lëvizja BESA.
Ata mes tjerash thonë se Qeveria ka frikë se mobilizimi i Albinizmit, do të zhbëjë shablonet e bashkëpunimit politik të deritanishëm me ideologji të fshehur komuniste mes Shkupit dhe Beogradit zyrtar, përcjellë Klan M.
Vallë, cila është arsyeja e vërtetë që ju pengon (Kovacevskit, Mickovskit, Pendarovskit dhe BDI-së) vizita e kryeministrit të Republikes së Kosovës në Maqedoninë e Veriut? Arsyeja e vetme e reagimit histerik të institucioneve të shtetit tonë, me dozë etniko- nacionaliste sidomos ndaj vizitës së një Kryeministri të shtetit fqinj, është e papranueshme dhe kundër bashkëpunimit për fqinjësi të mirë. Ritheksojmë se rruga e vetme e RMV-së dhe R.Kosoves është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe përqendrimi në bashkëpunimin ndërshtetërorë!
Në fakt, frika siç duket është diku tjetër!Qeveria e Maqedonisë (Kovacevski-Ahmeti- Pendarovski+VMRO) kanë frikë se mobilizimi i Albinizmit, do të zhbëjë shablonet e bashkëpunimit politik të deritanishëm me ideologji të fshehur komuniste mes Shkupit dhe Beogradit zyrtar. Që ta zbërthejmë edhe më shumë këtë tezë, jua rikujtojmë se projekti “Open Ballkan” (një ide e vjetër Ruse e promovuar në Serbi që për qëllim kishte implementimin në Ballkanin Perendimor) ka patur si model zbatimin e projektit rus “Ruski Svet” (Bota Ruse), që ishte e ngjashme me atë te “Srpski Svet” (Bota Serbe).
Ideja e Albin Kurtit për bashkëpunim të intensifikuar fqinjësorë mes Bullgarisë-Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës, ka për qëllim të vetëm: Neutralizimin apo thënë më saktë luftimin e ndikimit shumë të madh sërb (lexo rus), që gjatë 20 viteve të fundit u rrit në Ballkan, sidomos në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Pra, dallimi mes Kryeministrit të Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë siç duket është tek vetë koncepti perendimor kundrejtë ndikimit të konceptit serbo-rus tek ne” – thuhet mes tjerash në press konferencën e Lëvizjes BESA. /KlanMacedonia/