Lëvizja BESA: Ali Ahmeti dhe Kovaçevski të flasin publikisht – a janë ende pjesë e “Ballkanit të Hapur” të Serbisë?

Lëvizja Besa ka drejtuar sot pyetje drejt kreut të qeverisë Dimitar Kovaçevski dhe partnerit të tij, Ali Ahmeti, në lidhje me çështjen e “Ballkanit të Hapur”, përcjell KlanM.
“Po bëhet një javë që kur Serbia përmes terroristëve të saj, sulmoi integritetin territorial të Kosovës dhe tentoi të destabilizojë Ballkanin, si pasojë e së cilës e humbi jetën rreshteri i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Ndërsa Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ende nuk tregojnë hapur nëse po e mbështesin ende Vuçiqin dhe iniciativën e tij ‘Ballkani i Hapur’, ose janë me Kosovën dhe paqen”, thonë nga Lëvizja Besa.
Lëvizja BESA, siç thuhet në reagim, që në fillim të promovimit e kundërshtoi ashpër iniciativën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, “Ballkani i Hapur”, pasi qasja e vetë presidentit serb ishte tepër misterioze dhe me qëllime të kundërta nga ajo që i shfaqte në opinion.
Kjo sepse sipas Besës, iniciativa “Ballkani i Hapur” ka për qëllim kontrollin e vendeve të Ballkanit Perëndimor direkt nga Serbia, ndërsa në mënyrë indirekte nga Rusia, përcjell KlanM.
“Kjo po dëshmohet për çdo ditë e më tepër, prandaj edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga press qendra e Qeverisë së Maqedonisë e tha se kjo iniciativë është e përfunduar dhe vendet e  Ballkanit duhet të fokusohen te Procesi i Berlinit. Ali Ahmeti dhe Dimitar Kovaçevski ua kanë borxh qytetarëve që tu përgjigjen: A janë me Kosovën që nënkupton me Evropën dhe SHBA-në ose me Serbinë dhe ‘Ballkanin e Hapur’ e cila kontrollohet nga kthetrat e Rusisë?”, përfundon reagimi i Lëvizjes Besa./KlanMacedonia
Lexo gjithashtu
Total
0
Share