Lëvizja Antibixhoz: Mbyllja e Kazinove dhe bastoreve sipas shembullit të Shqipërisë dhe Kosovës

ASOCIACIONI PËR BASTORE SPORTIVE I SHKRUAN DELEGACIONIT TË BE-së NË SHKUP

Lëvizja Antibixhoz ka përshëndetur vendimin e Qeverisë për propozimligjin me të cilin parashihet largimi i objekteve ku organizohen lojra të fatit 500 metra nga shkollat, por, sic njofton KlanM, thonë se kërkesat e tyre mbeten të pandryshuara edhe për llojet tjera të objekteve.

“Rikujtojmë se kërkesaj e Lëvizjes Antibixhoz e dalë nga protesta e popullit është e pandryshuar – dislokimi 3 km larg vendeve të banuara ndërsa nga vrasja e dy të rinjve në Vizbeg, kërkojmë mbyllje totale sikurse në Shqipëri dhe Kosovë, deri në miratimin e një ligji që mbron qytetarëin edhe ashtu të lodhur nga gjendja e rëndë ekonomike” – thotë Jushi Emurllahu, lëvizja Anti-Bixhoz.

Ndërkohë, sic njofton KlanM, Asociacioni për bastore sportive të Maqedonisë I ka dërguar një letër Delegacionit të BE-së nbë Shkup, sic thuhet, ku shprehet shqetësimi nga vendimi i Qeverisë që të propozojë ligj të ri për industrinë e lojrave të fatit me procedurë të shkurtër me flamur evropian.

Në letër, sic njofton KlanM, thuhet se nëse miratohet propozimligji, do të mbyllet një industry e tërë që do të detyrojë 10.000 njerëz të mbeten pa punë, kurse sipas tyre do të goditen 45.000 njerëz pasi shumë biznese dhe kompani të përafërta do të goditen seriozisht. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share