ZGJEDHJET PARLAMENTARE
Në prag të zgjedhjeve të dyfishta, Maqedonia gjendet në krizën më të mëdha kombëtare – identitare, thonë nga partia e “Majta” duke u bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për opsionin politik të “Levicës”.
“Sot kur neofashizmi, përmes neovrhovizmit, neoballizmit dhe sponsorët e tyre perëndimor – janë më të gjallë se kurrë, rrethanat ku gjendemi nuk mund të përmirësohen përmes reformave të lehta. Ata kërkojnë aksion të shpejtë dhe të vendosur politik për të rrënuar përfundimisht këtë regjim të korruptuar hibrid dhe Maqedonia të lirohet nga kthetrat e bushtit të trefishtë të së keqes – UÇK-së, LSDM-së dhe VMRO-së”, thonë nga e Majta./tvklan.mk