Deputeti i “Levicës”, Sashko Jançev, duke komentuar incidentin në Kuvend, ka sqaruar se i njëjti ka nis pas provokimit të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Zoranço Jovançev, i cili duke ofenduar liderin e “Levicës”, Dimitar Apasiev, ka përmendur edhe motrën e tij.
“Incidenti i djeshëm ndodhi nëse Kryeministri Mickoski duhet të përgjigjet në pyetje të deputetëve dhe nëse konkretisht duhet të thirret ose jo. Ai ishte në sallë, ishte thirrur nga anëtarët tanë për pyetje nga opozita. Në momentin kur ndodhi ngjarja, deputeti nga Kavadari nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Zoranço Jovançev, ofendoi duke përmendur motrën e Apasievit. Natyra jonë majtiste është e tillë – dhunë nuk durojmë. Më vjen keq për incidentin, por u përmend motra, kurse për motrën vdiset” – tha deputeti i “Levicës”, Jançev.
“Nuk kemi patur frikë kur ishim dy deputetë, nuk patëm frikë në kohën e Mijalkovit, e tani aspak që frikësohemi” – tha deputeti I “Levicës”.