“Levica”: Mjeku nga Tetova ka shkelur ligjin dhe kushtetutën!

Jovanovska: “Shumë qytetarë janë ankuar, nuk kemi numër të saktë “

Kryetari i partisë “E Majta”, Dimitar Apasive, nuk deshi të prononcohet lidhur me denoncimin e mjekut nga Tetova për atë se ka dhënë raporte mjekësore vetëm në gjuhën shqipe, njofton KlanM.

Për këtë foli avokatja pranë sektorit juridik të partisë. Sipas Katerina Jovanovska shumë qytetarë janë ankuar për raportet mjekësore që i kanë vetëm në gjuhën shqipe.

E në pyetjen se për sa qytetarë bëhet fjalë, sic njofton KlanM, Jovanovska nuk nuk dha numër të saktë pasi sipas saj ajo është irelevante. Ajo nuk deshi as t’i tregojë raportet mjekësore pasi siç tha është shkelje e privatësisë dhe se këtë duhet ta vërtetojë Inspektorati Sanitar Shëndetësor.

“Shumë qytetarë janë nuk kemi numër të saktë pasi që në disa vende jamë ankuar por ajo për neve është irrelevante pasi që bëhet fjalë për materie specifike. Bëhet fjalë për raport mjekësor që tangon shëndetin e pacientit. Ankesat janë ndaj mjekut Armend Sejdini. Ne nuk kemi asgjë kundër mjekut por për atë se është shkelur ligji dhe kushteuta. Ne e kemi shkruar parashtesën në bazë asaj se çfarë kanë thënë qytetarët dhe nuk e kemi ditë se nuk bëhet fjalë për mjek nga Kosova”, Katerina Jovanovska, avokate në sektorin juridik të partisë “e Majta”

Lidhur me këtë, sic njofton KlanM, mjeku Armend Sejdini thotë se deklaratat janë të rrejshme dhe pasi ai raportet mjekësore i jep vetëm sipas kërkesës së pacientit.

“Përshkak të fluksit të madh ndoshta ndonjëherë mund të bëjmë gabim. Mundet që pacienti shqiptar të merr raport në gjuhën maqedonase por me kërkesë të pacientit ne pastaj e ndryshojmë raportin.E ftoj zotriun që e ka ngritur këtë çështje le të vjen dhe të merr një udhëzim dhe raportin do ta merr në gjuhën e vet ashtu siç është”, thotë oftalmologu, Armend Sejdini.

Në ankesën deri te Inspektorati Sanitar Shtetëror thuhet se mjeku Armend Sejdini është nga Kosova dhe se u ka dhënë raportet paciëntëve vetëm në gjuhën shqipe. “Po e citoj ‘mjek nga Kosova Armend Sejdini shkruan raporte vetëm në gjuhën shqipe’. Kjo është rreme”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share