Leverkusen vendos rekord, 33 ndeshje pa humbje radhazi në këtë sezon

Bayer Leverkusen nuk ndalet duke vendosur një rekord të ri në futbollin gjerman, 33 ndeshje radhazi pa disfatë në të gjithë aktivitetet.

Skuadra e Aspirinave kaloi Bayern Munchen falë fitores 2 – 1 me Mainz mbërmjen e së premtes.

Granit Xhaka realizoi që në fillim për Leverkusen, por futbollistët e Mainz nuk u dorëzuan Kohr barazoi rezultatin në minutën e shtatë.

Duhet të kalonte 1 orë lojë që ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso të kalonte në epërsi. Andrich realizoi golin e fitores që forcon pozitën e Bayer Leverkusen në krye të Bundesliga 1 me 61 pikë pas 23 javësh.

Në pritje të rezultatit të takimit Bayern Munchen – Leipzig diferenca me skuadrën bavareze është 11 pikë. Bayer Leverkusen synon titullin kampion në Gjermani për herë të parë prej vitit 2011.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share