Letra e Llogës/ VMRO-DPMNE: Vjen koha e përgjegjësisë për ndërhyrjet në sistemin gjyqësor!

“Vjen koha e përgjegjësisë për të gjitha ndëhyrjet në sistemin gjyqësor”. Në këtë mënyrë e ka komentuar VMRO-DPMNE-ja letrën e Ministrit Krenar Lloga drejtuar faktorin ndërkombëtar.

“Vlerësimi për drejtësinë në Maqedoni me Llogën, me LSDM-në dhe BDI-në tashmë shumë mirë dihet në vend dhe në bashkësinë ndërkombëtare. Krenar Lloga bashkë me LSDM-në dhe BDI-në është në opozitë. Vjen koha e përgjegjësisë, për të gjitha ndërhyrjet në ligje dhe sistemin gjyqësor”, tha Naum Stoilkvoski nga VMRO.

Që të realizohet paralajmërimi i VMRO-DPMNE-së për të ndryshuar ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publik, e domosdoshme është mbështetja nga mbi 80 deputetë.

Mickoski ka arritur të tubojë 78 deputetë, por paralajmëroi se përvec VLEN dhe Lëvizjes “Znam” shumicës së re do t`i bashkangjiten edhe tre deputetë të opozitës së ardhshme.

Por, edhe nëse siguron mbi 80 deputetë, mbetet dilema nëse Mickoski do t`i realizojë planet për ndryshimin e dy ligjeve ose do të respektojë rekomandimet e Misionit vlerësues të BE-së I cili adresoi dhjetëra vërejtje që duhet të harmonizohen./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share