Për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus ka reaguar ekskluzivisht babai i Sokol Halilit, 31-vjeçarit që vrau gruan shtatzënë në Kosovë më 30 Nëntor 2022 dhe më pas u vetëvra.
Në një letër të gjatë dërguar redaksisë sonë, Halil Halili sqaron me detaje versionin e familjes se tij si dhe të gjithë zanafillën e njohjes së të birit Sokolit me Hamide Magashin, e deri tek akti tragjik i vdekjes së të treve; Hamidesë, foshnjes së palindur dhe Sokolit.
Ai në këtë letër i përgjigjet dhe motrave të Hamide Magashit madje duke i akuzuar se i morën në qafë, djalin, nipin dhe nusen.
Hamide Magashi ishte 9 muajshe në javën e fundit të shtatzënisë. Jeta e saj dhe fëmijës së palindur u pre në mes nga ish-partneri i saj dhe babai i foshnjes, Sokol Halili. /tvklan.al