Letër e hapur drejtuar, të gjitha institucioneve vendimmarrëse dhe zbatuese të ligjit në nivel qendrorë dhe lokal, partive politike dhe Ambasadave në RMV, si dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bashkësisë Islame të Kosovës, Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, Komunitetit Shqiptar Musliman në Austri, Bashkësisë Fetare Islame në Itali, Unionit të Qendrave Islame Shqiptare në Gjermani, Bashkësisë Fetare Islame në Danimarkë, filantropëve me përmasa globale z. Lazim Destani dhe z. Shefki Idrizi
Myftinia e Tetovës ju njofton se më 08.11.2023 (e mërkurë), Reisul Ulemaja H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, ka organizuar mbledhje të Rijasetit, duke i thirrur anëtarët e Rijasetit në mënyrë selektive dhe jotransparente (sipas nenit 8 të Kushtetutës së BFI-së, (Bashkësia Fetare Islame Kushtetuta e BFI-së në RMV, 16.12.2013, Shkup), transparenca është një ndër principet kryesore të këtij institucioni, ndërsa sipas nenit 26 të Kushtetutës së BFI-së, qëndron se në mbledhjet e Rijasetit obligohen të thirren të gjithë përfaqësuesit e Rijasetit. Rijaseti ka 21+1 anëtar legjitim, nga të cilët 9 kanë qenë të pa thirrur, si dhe kanë qenë prezent disa të shtuar anëtar të rinj sipas qejfit të Reisul Ulemasë) (sipas nenit 34 të Kushtetutës së BFI-së anëtarët e Rijasetit janë: Reisul Ulemaja, Sekretari Gjeneral, myftinjtë, drejtorët dhe dekanët i institucioneve arsimore të BFI-së, kryetarët e shoqatave të BFI-së dhe dy anëtar që janë të përcaktuar nga Reisul Ulemaja, që janë me përvojë për organizimin e jetës fetare në BFI), e duke mos e thirrur edhe Myftiun e Tetovës, Prof. Dr. Qani ef. Nesimi si anëtar i rregullt i Rijasetit. Reisi vendos të shkarkoj Myftiun e Tetovës (sipas nenit 57 të Kushtetutës së BFI-së, shkaqet e shkarkimeve janë: nuk i kryen obligimet për të cilin është i zgjedhur dhe i obliguar, kur qëndrimi dhe puna e tij është në kundërshtim me rregullat islame dhe rregullat normative të akteve të BFI-së, kur punon kundër vendimeve dhe rregullave të BFI-së, kur e keqpërdorë pozicionin në dëm të institucionit, kur është i paaftë për të kryer obligimet, si sëmundja mosha ose tërheqje personale, në rast të burgimit në afat prej 6 muajve. Përgjegjësia disiplinore dhe materiale përcaktohet me rregullore të veçantë. Vendimi përfundimtar për suspendim apo shkarkim e sjell Rijasti i BFI-së) dhe të ngarkoj UD Myfti të dhunshëm në Tetovë, Dr. Selver ef. Xhemaili (sipas nenit 30 të Kushtetutës së BFI-së, Myftinia propozon kandidat potencial për Myfti, Rijaseti i BFI-së emëron, ndërsa Reisu Ulemaja e verifikon emërimin dhe nxjerr Murasele. Mosdhënia dhe tërheqja e Muraseles, e obligon Myftininë në afat prej 30 ditëve të propozojë kandidat të mundshëm për Myfti. Ndërsa sipas rregullores në rast të tërheqjes së Muraseles, nuk parashihet të emërohet UD, por detyrën e Myftiut e kryen Kryeimami i cili zëvendëson Myftiun, në mungesë të Kryeimamit, zëvendësohet nga Sekretari i Myftinisë), vetëm me një qëllim, për të realizuar aspiratat e tij personale dhe klanore.
Myftinia e Tetovës, gjegjësisht Anëtarët e Myftinisë, që është organ vendimmarrës në nivel të Myftinisë, në mbledhjet e saja të mbajtura më 08,09 dhe 10 nëntor 2023 dhe mbledhja e Mexhlisit të Xhamive e mbajtur më 09 nëntor 2023 në krye me Myftiun, duke e pasur parasysh shkeljen e Kushtetutës së BFI-së, konstatuan se mbledhja e Rijasetit është jolegale dhe jolegjitime si dhe në kundërshtim me Kushtetutën e BFI-së.
Ndërkaq që nga 25 prill 2023, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu, pasi i ka mbushur moshën 64 vjeçare ai duhet të jetë në pension, ose në një mbledhje legale dhe legjitime të Rijasetit duhet të votohet vazhdimi i mandatit të tij si Reisul Ulema i BFI-së në RMV.
Deri sa kjo nuk është bërë, ai si jolegjitim udhëheq BFI-në ilegalisht. Kështu që, Reisi ilegal më 08.nëntor 2023, mban mbledhje jolegjitime të Rijasetit, merr vendime jolegjitime, bën shkarkim jolegjitim, bën emërim jo legjitim dhe të dhunshëm, sepse në Kushtetutën e BFI-së nuk ka UD. Gjithashtu nuk ka as në Myftininë e Tetovës, e as BFI në nivel të Maqedonisë situatë të jashtëzakonshme që të veprohet me qëndrime të jashtëzakonshme. Me këtë veprim Reisi, anashkalon organin bazë të Myftinisë së Tetovës, imponon autoritet totalitar, nënçmon institucionin Myftini, hoxhallarët e saj deri te Këshilli i xhamive dhe xhemati.
Ne si Myftini e Tetovës, bashkë me Myftiun tonë, Prof. Dr. Qani ef. Nesimi kërkojmë nga ju si institucione me relevancë lokale, shtetërore dhe ndërkombëtare, që të merrni masa për mbrojtjen e kushtetutshmërisë së BFI-së, në RMV.
Myftiu i Tetovës më 9 nëntor ua ka kërkuar të njëjtën edhe me paraqitjen e tij në TV-Koha. Gjithashtu ne si Myftini kemi hapur procedura gjyqësore, poqese paraqitet nevoja, do të ankohemi edhe në Strasbourg.
Ne në asnjë mënyrë nuk do ta lëshojmë Myftininë e Tetovës për ilegalistët, dhunuesit dhe jolegjitimët. Ne do ta mbrojmë këtë institucion pa hezitim.
Në këtë periudhë kur Parlamenti i RMV-së pritet që të votojë ndryshimet kushtetuese për anëtarësimin e shtetit në Unionin Evropian, pyesim se kujt i shërbejnë Shaqir Fetahu dhe Selver Xhemaili, kush qëndron pas tyre, cilat parti politike e përkrahin dhe ku është qëllimi i gjithë kësaj katrahure.
Ju njoftojmë se prej ditës së sodit 13.11.2023, për çdo gjë që mund të ndodh në Myftininë tonë nga jashtë Myftinisë dhe nga çdokush tjetër, mbajnë llogari institucionet dhe organet shtetërore si dhe fuqitë politike qendrore dhe lokale. Ne e kemi obligim ashtu siç na obligon Kushtetuta e BFI-së dhe Kushtetuta e RMV-së, të mbrojmë vetëm ligjoren, legjitimen dhe legalen.
Kërkojmë nga ju që të përdorni autoritetin e juaj në zbatimin e Kushtetutës së BFI-së dhe të shtetit tonë të Maqedonisë së Veriut- thuhet në letrën e hapur të Muftinisë së Tetovës./KlanMacedonia