Leskovica: Qytetarët të dëshpëruar nga VLEN-i, po i bashkohen BDI-së

Ilaz Leskovica nga Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega Shuto Orizare, ka njoftuar se është takuar me disa qytetarë nga vendbanime të ndryshme në Shkup, të cilët siç thotë ai janë të zhgënyer nga qeverisja e VLEN-it dhe po i bashkohen BDI-së.
Leskovica shkruan se në BDI dera është e hapur për të gjithë.
Njoftimi i plotë:
Sonte u takuam edhe me një grup qytetarësh të lagjes Gazi Babë, Komuna e Çairit, të dëshpëruar dhe të gënjyer nga partia në qeveri “S’Vlen”.
Prej sot, ky grup qytetarësh të revoltuar të Komunës së Çairit i bashkohet Bashkimit Demokratik për Integrim. Ne i hapim dyert për të gjithë dhe jemi të gatshëm, në çdo kohë, t’ju mirëpresim në takime.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share