Lenin Jovanoski: Do t’i bllokojmë rrugët e Shkupit derisa të gjejmë zgjidhje

Lenin Jovanovski, drejtor i transportuesit privat “Sloboda Prevoz”, sot para gazetarëve tha se do të vazhdojnë me bllokimin e rrugëve në Shkup, deri në arritjen e marrëveshjes me Bashkinë e Shkupit.

Ai tha se nuk përjashtohet mundësia që të zgjerohen në bllokimin e rrugëve. Për momentin janë të bllokuara udhëkryqi tek Mavrovasja dhe Kryqi i Kuq si dhe bulevardi Ilinden.

“Bllokadat do të jenë të përhershme, deri në arritjen e një zgjidhje ligjore dhe adekuate të të gjithë këtij problemi. Bllokadat mbeten në të tria udhëkryqet, por nuk përjashtohet mundësia e zgjerimit të tyre. Ka mjaftueshëm autobusë, nuk janë vetëm 50 siç pretendon Arsovska, janë afro 20 autobus që kanë për qëllim që të tërheqin vëmendje dhe qytetarët të njihen me gjendjen reale”, tha Jovanovski.

Ndryshe, transportuesit privatë po protestojnë pasi kryetarja Danela Arsovska nuk pranoi të negociojë me ta dhe njoftoi se do të ketë thirrje të re publike për transportuesit privatë. NTP ka shkëputur kontratën edhe me “Sloboda Prevoz”. Më parë ishte ndërprerë kontrata edhe me Makexpress.

NTP pranon se ka borxh ndaj transportuesve privatë, por thonë se borxhi është i trashëguar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share