Lëndohet në orar të punës, humb jetën punonjësi i Higjienës Komunale në Shkup

Foto ilustrim
Foto ilustrim

Një 43 vjeçar nga Shkupi ka humbur jetën ditën e djeshme teksa i kryente detyrat e punës. Ai ka qenë i punësuar në Ndërmarrjen Publike “”Higjiena Komunale” në Shkup, informon KlanM.

“Më datë 14.04.2023 në ora 09:14 në SPB Shkup është raportuar se në Bulevardin ’11 Tetori’, 43 vjeçari A.S nga Shkupi është lënduar gjatë kryerjes së detyrave të punës dhe ka ndërruar jtë në vendngjarje”, thonë nga MPB.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë, ndërsa hetimet janë kryer nga ekipi i SPB Shkup.

Për ngjarjen është njoftuar inspektori i punës dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share