Lëndohen 12 minatorë në minierën e Trepçës

DY ME LËNDIME SERIOZE, JASHTË RREZIKUT PËR JETË

Dymbëdhjetë minatorë të kombinatit metalurgjik Trepça kanë pësuar lëndime gjatë transportimit të acidit sulfurik në ambientet e punës.

Zyrtarët shëndetësorë në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës kanë thënë se ndihmë mjekësore kanë kërkuar 12 minatorë dhe se dy prej punëtorëve kanë pësuar lëndime më serioze në sy, ndërsa të tjerët në gjymtyrë, tha gazetarja Medina Shala.

“Minatorët e përdorin acidin sulfurik për pastrimin e gypave të pompave dhe që gjatë transportimit të lëndës ka pasur rrjedhjes të bombolës.

Kompleksi metalurgjik Trepça është shoqëri aksionare: 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, 20 për qind janë të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje”, tha Mjeku.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share