Deri më tani në Klinikën e Toksikologjisë janë pranuar 20 pacientë, prej të cilëve 13 pacientë janë transferuar në klinika të tjera për shkak të nevojës për ventilim. Të gjithë pacientët janë në gjendje të mirë të përgjithshme. Në klinikën e toksikologjisë ndodhen 7 pacientë të cilët kanë thithur një sasi të madhe të gazrave toksike, bëri të ditur drejtori i kësaj klinikës, Andon Çibishev. I cili tha që për shkak të djgejes së disa materialeve si plastik, tekstile, në diskoteken “puls”, në Koçan pacientët kanë dëmtime të sistemit nervor, zemrës dhe veshkave nga ku mund të preket i gjithë organizmi.
ANDON ÇIBISHEV – DREJTOR I KLINIKËS SË TOKSIKOLOGJISË
“Disa nga ata pacientë kanë përfunduar në qendra jashtë vendit. Të gjithë janë në gjendje të mirë të përgjithshme, janë stabile. Aktualisht kemi 7 pacientë të shtruar në spital, të cilët kryesisht kanë thithur një sasi të madhe të gazeve toksike, sepse kanë qenë brenda në disko teksa digjej. Nuk kanë lëndime mekanike, por dëmtime nga thithja, domethënë lëndime nga thithja e gazrave toksike. Kur aty u dogjën disa materiale, u dogj plastika, tekstilet, sfungjeri dhe u lëshuan një grup i madh gazesh toksike. Kam dëmtim të sistemit nervor qendror, zemrës, veshkave… Mund të preket i gjithë organizmi”.