Lënda “Fortesa”/ Përgjimi i jashtëligjshëm masiv – Jankulovska lirohet nga akuzat!

Gjykata Themelore Penale liroi sot nga aktakuza ish-Ministren e Brendshme, Gordana Jankulovska, për lëndën “Fortesa”.

Bëhet fjalë për pjesë të procesit të madh gjyësor “Target-Fortesa” për përgjimin e jashtëligjshëm masiv, ku shumë nga veprat penale u vjetëruan, pas ndryshimeve në Kodin Penal vitin e kaluar.

Nga kjo lëndë mbeti vetëm pjesa me shkatërimin e pajisjeve për përgjim dhe falsfikimii dokumeteve lidhur me shkatërimin. Gjykatësi, Ilija Trpkov, gjatë shqiptimit të aktvendimit tha se Prokuroroa nuk ka dëshmuar, jashtë dyshimeve të arsyeshme, se Jankulovska e ka bërë veprën për të cilën akuzohet.

Dënime me burg morën ish-agjentët e DSK-së, Goran Grujevski dhe Nikola Boshkovski, të cilët më 2017 u arratisën në Greqi dhe atje fituan azilin. Grujevski u dënua me 14.5 vjet burg, kurse Boshkovski me 9 vite e 10 muaj. Toni Jakimovski – shefi I kabinetit t ëish-Drejtorit të DSK-së, Saasho Mijalkov, u dënua me 3 vite burg.

Procesi gjyqësor për lëndën “Target – Fortesa” nisi më 2017, kurse aktvendimi i parë I shkallës së parë ishte në vitin 2017, por në 2018 Gjykata e Apelit Shkup ktheu lëndën në rigjykim.

Mijalkovi fillimisht ishte dënuar me 12 vite burg, por ndërkohë vepra iu vjetërua. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share