Lidhja evropiane për ndryshim akuzon BDI-në se po investon në kazino. Në konferencë për mediat nga opozita shqiptare thonë se derisa varfëria po rritet e arsimi po rrënohet, kazinotë po shtohen. Fatmir Sabriu, nga LEN thotë se pushteti ka parashikuar që këtë muaj të furnizojë edhe 500 aparateve dhe 500 karrikeve të reja për kazino, si dhe shpenzim të parave për reklama për kazinotë.
“BDI vrapoi të marrë merita për këtë, se gjoja ka bërë një punë të mirë, por edhe për të tentuar të mbulojë hilenë që ua bën qytetarëve. Për çfarë distance flet BDI-ja, kur pikërisht 30 metra nga këtu ku jemi, një godinë që për vite me rradhë ishte universitet, sot është kazino. BDI në opinion shitet se është kundër kazinove, por me ligj mundësoi që në formë online, kazinotë të hyjnë në çdo shtëpi e në telefoni e çdo qytetari”, tha Fatmir Sabriu.