LEN braktis Kuvendin: Do të ashpërsojmë masat nëse nuk na jepet anëtari në KSHZ

Lidhja Europiane për Ndryshim prej sot nuk do të marrë pjesë në Kuvend derisa të zgjidhet anëtari i KSHZ-së nga Opozita Shqiptare. Deputetja Safije Sadiku tha se durimi i opozitës është nga fundi. Andaj apelojnë deri te kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi që mos ta uzurpojë të drejtën e opozitës që të jetë e përfaqësuar në KSHZ. Sipas saj BDI me çdo kusht krijon pengesa që opozita të mos ketë anëtar të sajin në Komisionin zgjedhor, ndërsa pushteti të ketë hapësirë ti manipuloj zgjedhjet. Nga LEN thonë se nëse pushteti nuk vepron, atëherë do të detyrohen ti ashpërsojnë masat e veprimit.

“Ne jemi këtu që të deklarojmë që prej sot grupi parlamentar I Lidhjes Evropiane për ndryshim, nuk do të marër pejsë në punën e Kuvendit derisa këandidati ynë për anëtarë në KSHZ nuk do të vuihet në rend dite në seancë plenare. Ky është vetëm hapi jonë I pare. Ne presim që edhe opozita maqedonase ti mbetet besinke premtimit se do ta braktisin KSHZ-në nëse opozita shqiptare nuk e merr anëtarin e saj në KSHZ. Në të vërtetë mbrojtja e të drejtës sonë për anëtar ë KSHZ-së nuk është vetëm interesi ynë politk. Por kështu mbrohen fundamentet për zgjedhje të lira, të drejta dhe demorkatike, prandasj për ne kot do të jetë edhe qeveria teknike nëse KSHZ mbetet e pakompoletuar” – tha Safije Sadiku nga LEN. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share