LEN: Anëtari i propozuar për KSHZ nga Lidhja është Abdush Demiri

OPOZITA KËRKON MBËSHTETJE NGA NDËRKOMBËTARËT PËR ANËTARIN NË KSHZ

Lëvizja për Ndryshim Evropian në konferencë për mediat edhe një herë ka deklaruar se kandidat i opozitës për anëtar në KSHZ është Abdush Demiri. Nga opozita shqiptare theksojnë se pushteti përpiqet të manipulojë me anëtarin në Komisionin Zgjedhor dhe kërkojnë nga kryetari i Kuvendit që, siç thonë, të ndalojë me lojërat për ta shkelur të drejtën demokratike të opozitës.

“Prandaj sot jam këtu që ta njoftoj opinionin se kandidati ynë për anëtar të KSHZ-së është z. Abdush Demiri, por ta njoftoj edhe publikun me lojërat e këtij kryetari të Kuvendit, si dhe me sabotimet e kësaj shumice antidemokratike. Që këtu dëshiroj të kërkoj mbështetje edhe nga aleatët tanë ndërkombëtarë, veçmas na misioni OSBE-ODIHR, Misioni i BE-së në Shkup, si dhe Ambasada e SHBA-së, që të marrin masa për të garantuar zgjedhje të drejta dhe demokratike. Nëse ky sabotim vazhdon dhe ky anëtar i KSHZ- së i jepet ndonjë partie satelite, që e ka formuar BDI-ja së fundi ose kjo zgjedhje sabotohet që vendi i anëtarit tonë të mbetet vakant, atëherë le t’ia ndalojnë opozitës pjesëmarrjen nëzgjedhje”, deklaroi Safije Sadiku Shaini./KlanMacedonia

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share