Lëkundje të forta tërmeti në Itali, tronditen banorët e Napolit

Një tërmet me magnitudë 4,0 ka lëkundur sërish rajonin vullkanik të Kampi Flegreit në perëndim të Napolit, në Itali.

Lëkundjet u ndjenë të hënën vonë rreth orës 22:00 dhe pasojnë ato të ditës së mërkurë nga java e shkuar, më të fortat prej 40 vitesh.

Tërmeti shkaktoi panik dhe banorët e zonës mbushën rrugët e qytetit nga paniku. Në zonën e Anjanos u raportuan plasaritje në banesat.

Instituti italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë tha se epiqendra ishte në një thellësi 2,6 km midis Napolit dhe Pocuolit.

Vullkani në Kampi Flegrei nuk është aktivizuar që prej vitit 1538 dhe një rishpërthim i tij do të vinte në rrezik jetën e gati gjysmë milion banorëve.

“Ka mundësi që intensiteti i lëkundjeve të rritet” në të ardhmen e afërt, tha drejtuesi i Institutit, Mario di Vito.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share