Qytetarët serbë të cilët deri më tash kanë poseduar patentë shoferin e lëshuar nga strukturat ilegale të Sebrisë do të kenë mundësi që ta konvertojnë atë në të Kosovës.
Kjo periudhë që ka hyrë në fuqi më 9 maj do të zgjas deri më 9 gusht të këtij viti.
Në Graqanicë disa qytetarë shihen duke marrë shërbime në qendrën për paisje me dokumente ne Graqanicë.
Qytetarët të cilët ndodheshin këtu në qendrën për marrjen e patent shoferëve hezitojnë të flasin para kamerave madje largohen që të mos identifikohen për shkaqe sigurie. E ata që pranuan të flasin u shprehën të revoltuar me cdo vendim që e merr kryeministri Kurti.
S’kam cfarë të them. Kurti duhet të mendoj cfarë po bënë. Turp cfarë është duke bërë. Do që ti mbyll të gjitha. Kush është ai? A është njeri? Kosova është zemra e Serbisë.
Ky vendim që është marrë javën e kaluar e që ka hyrë në fuqi më datë 9 maj është mirëpritur ambasadori I SHBA-së në Kosovë.
Sipas itj ky vendim mbështet përpjekjet që mundësojnë integrimin e mëtejmë dhe avancojnë vizionin e përbashkët për një Kosovë gjithëpëfshirëse multietnike.
Shumë qytetarë serbë që jetojnë në Kosovë posedojnë dokumente të lëshura nga strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë përfshirë edhe patentë shoferët.