Lejet e vozitjes dhe libreza pa pagesë, pa kompensim edhe fletudhëtimet

DOKUMENTET E REJA

Ndërrimi i lejeve të vozitjeve dhe librezave të trafikut nga nesër do të bëhet pa pagesë, kurse pa kompensim do të jepen edhe fletudhëtimet për shtetasit e RMV-së nëpër vende të huaja, që nuk kanë pasaporta me emrin e ri kushtetues të vendit, kurse duhet të kthehen në vendlindje për të bërë ndërrimin e tyre – njoftoi qeveria.

Në vendet ku nuk ka ambasada apo konsulata dhënia e fletudhëtimeve do të jetë online dhe do të dorëzohet përmes postës.

Në press-konferencë, Zv/Kryeministri për Cështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, tha se është ngarkuar MPB-ja që pa kompensim të bëjë ndërrimin e lejeve të vozitjes dhe librezave të trafikut.

“MPJ-ja duhet të ndërmarrë aktivitete për dhënien e fletudhëtimeve për të gjithë qytetarët që jetojnë jashtë RMV-së e që duhet të kthehen për të nxjerrë dokumentet e reja, kurse kompensimi do të jetë zero”, tha Fatmir Bytyqi.

Vendimi i tretë, njoftoi Bytyqi, ka të bëjë me vendet ku Maqedonia e Veriut nuk ka përfaqësi diplomatike, respektivisht MPJ obligohet që t’u mundësojë aplikim online qytetarëve tanë në këto vende, dhe fletë udhëtimet të ua dërgojë me postë./tvklan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share