Triumfon 3-0 ndaj Bayern Munchen
Bajerni i Mynihut e nisi keq sezonin e ri duke u mundur në finalen e Superkupës së Gjermanisë nga Lajpcigu.
Një disfatë 3 – 0 të shtunën në Alianz Arena e shkaktuar nga Dani Olmo, shënues i të 3 golave. Bajerni aktivizoi gjatë pjesës së dytë edhe blerjen e re Harri Kejn, por sulmuesi anglez nuk arriti të festonte golin në debutim.
Një revansh për Lajpcigun që vitin e kaluar e humbi finalen e Superkupës së Gjermanisë pikërisht me bavarezët. Kjo është hera e parë që Lajpcigu fiton këtë trofe.
Tv Klan