Ish-futbollisti legjendar, Roberto Baggio është dërguar me urgjencë në spital pasi u grabit dhe u rrah nga hajdutët të armatosur.
Baggio ishte duke e shikuar ndeshjen mes Italisë dhe Spanjës, e cila u mbyll me rezultatin minimal 1:0, shkruan Indeksonline
Duke e shikuar ndeshjen në vilen e tij në Altavilla Vicentina, Baggio u sulmua nga disa hajdutë dhe u dërgua në spital. Kjo zgjati rreth dyzet minuta.
Pesë burra hynë të armatosur kurse ish-futbollisti tentoi të përleshej me ta dhe u plagos.
Ndërkohë në vilën e tij, janë vjedhur gjësende me vlerë, si stoli dhe ora./Indeksonline/