Basketbollisti amerikan LeBron James u vlerësua si MVP i Lojërave Olimpike “Paris 2024” në këtë sport. Ai fitoi medaljen e tij të tretë të artë me kombëtaren amerikane në Olimpiadë, duke qenë protagonist në Paris.
Tashmë 39 vjeç, veterani i NBA-së shprehet se do të jetë e vështirë, madje e pamundur që ai të luajë ende në një event të tillë. Olimpiada e ardhshme do të zhvillohet në Los Anxhelos, shtëpinë e tij aktuale, pasi luan me Lakers.
“Nuk e shoh veten duke luajtur për Amerikën pas 4 vitesh në Lojërat Olimpike. Madje, të jem i sinqertë, nuk prisja të luaja as këtu në Paris këtë vit. Nuk e shoh dot veten timë në fushë në atë turne”, u shpreh LeBron James.