Duke iu përgjigjur akuzave të kreut të Lëvizjes Besa se ata që janë larguar nga partitë opozitare për të formuar parti të reja, këtë e kanë bërë për t’iu bashkuar qeverisë, Arjanit Hoxha theksoi se kjo nuk është e vërtetë. Kjo sepse, sipas tij, në asnjë debat brenda partisë së tij nuk është folur aspak për t’iu bashkuar qeverisë. Ai shtoi se ideja politkke e tij ka qenë gjithmonë që pesha politike, pavarësish sa e madhe është, të jetë e pastër, të promovohen të rinjtë në politikë dhe të luftohet krimi dhe korrupsioni.A
“Ata që flasin duhet ta shohin veten në pasqyrë. Unë jam i vetmi politikan që pa hamendje kam dhënë dorëheqje nga posti i ministrit. Unë kam pasur pushtet, kam qenë në qeverisje. Nëse qeëëlimi im do të ishte vetëm qeverisja nuk do të kisha dhënë dorëheqje”, tha mes tjerash Arjanit Hoxha në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin./KlanMacedonia