LD: Ministria e Arsimit vazhdon me nënçmimin me racionet e studentëve

Pas reagimit të fuqishëm të studentëve dhe Lëvizjes Demokratike, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka rishikuar Ligjin për subvencionimin e racionit ushqimor të studentëve, por njëkohësisht ka vazhduar nënçmimin e tyre, thonë nga kjo Lëvizje.

Siç potencojnë nga Lëvizja Demokratike sipas vendimit të ndryshuar, tani studentët në vend se të shpenzojnë 140 denarë në ditë për ushqim, apo 1 racion në ditë, mund ti shpenzojnë gjatë gjithë javës, 5 racionet e parapara nga 140 denarë.

“Këtë ndryshim e shohim vetëm si veprim nën presion të opinionit, don të thotë veprim vetëm për sy e faqe, ndërsa në realitet vazhdohet strategjia e shpërfilljes totale të kategorive më të prekura nga ana e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në këtë rast, por edhe e qeverisë në përgjithësi.

Studentët janë kategoria më e rëndësishme e një shoqërie, nga e cila varet ardhmëria e kombit. E ju pushtetarë të korruptuar, të njejtët i trajtoni me përçmim, duke mos iu siguruar as libra, e leje më vende pune e standard jetësor.

Ne rinia e Lëvizjes Demokratike nuk do të heshtim dhe ritheksojmë se kërkesa e jonë është 300 denarë racion ushqimor në ditë, apo 6000 denarë në muaj dhe investime më të mëdha në arsim, me qëllim të krijimit të kushteve korrekte për të gjithë, e jo ministrat të kenë 3000 euro paga mujore, me rritje prej 78 për qind, e për studentët dhe nxënësit vetëm lëmoshë!”, tha Arbnor Maliqi nga Lëvizja Demokratrike./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share