Gjykata iu nënshtrua presionit të BDI-së dhe urdhëroi mos burgim për shkelësit e BDI-së që shkelën një kullë të kontrollit të trafikut ajror, sulmuan fizikisht kontrollorët dhe rrezikuan sigurinë e trafikut ajror – thuhet sot në reagimin e Lidhjes Demokratike të Pavle Trajanovit.
Nga kjo parti akuzojnë për mos funksionim të institucioneve shtetërore, ndërsa hedhin dyshime se të dyshuarit mund të përsërisin veprën, të ndikojnë tek dëshmitarët apo edhe të largohen nga vendi, përcjell KlanM. Qytetarët, sipas LD-së, i ndjekin me zhgënjim dhe revoltë të madhe zhvillimet me kontrollin ajror dhe nuk mund të besojnë se çfarë po ndodh në vend.
“Sa për përkujtim, sindikata në M-NAV fillimisht ka reaguar për punësimin partiak të kuadrove që nuk i plotësojnë kushtet e rrepta për punë, ndaj një thirrje në komisariat për bisedë me kryetarin e sindikatës, e pasuar nga një sulm i tetë personave në kontrollin e trafikut ajror, por nuk pati asnjë reagim nga policia dhe tetë banditët e partisë u arratisën. Mediat, qytetarët dhe partitë opozitare reagojnë, katër nga banditët janë arrestuar, por Gjykata nuk u cakton masën e paraburgimit dhe çfarë do të ndodhë më pas? Është e logjikshme që Prokurori Publik të reagojë që Gjykata e Apelit të deklarohet, por duhet edhe reagimi përkatës nga Këshilli Gjyqësor. Qeveria e udhëhequr nga Kovaçeski nuk duhet të shpallë ndryshime, por pas reagimit të Lidhjes Demokratike është dashur që menjëherë t’i suspendojë drejtorët e M-NAV-së dhe të emërojë ekspertë për menaxhimin e kësaj organizate jetike. Me zë të lartë dhe me hidhërim të madh të gjithë pyesim dhe komentojmë nëse ligjet vlejnë njësoj për të gjithë qytetarët, a është e mundur të funksionojë shteti i së drejtës, a mundet dikush të ndalojë krimin, korrupsionin dhe shkatërrimin e shtetit nga kuadrot e BDI-së”, thuhet në reagimin e Lidhjes Demokratike të Pavle Trajanovit./KlanMacedonia