LD: Derisa qytetarët për çdo ditë po e braktisin vendin, Qeveria edhe më tutje toleron përmbaruesit të rrjepin qytetarët e mbetur

”Derisa qytetarët për çdo ditë po e braktisin vendin, qeveria edhe më tutje toleron përmbaruesit që pa mëshirë po rrjepin qytetarët e mbetur

Borxhet e grumbulluara dhe kamatat ndëshkuese kanë bërë që përmbaruesit thjeshtë t’i rrjepin qytetarët, duke i bërë borxhlinj të përjetshëm. Bllokimi i llogarive të transaksioneve janë bërë makth i vërtetë si për qytetarët e shumtë, ashtu edhe shumë ndërmarrje, të cilat në pamundësi për t’i shlyer borxhet, thjeshtë falimentojnë.

Kohë më parë shumica parlamentare ka miratuar disa ndryshime në Ligjin për Përmbarim dhe Ligjin për Marrëdhëniet e Detyrimeve, por disa nga njohësit e kësaj lëmie thonë se këto ndryshime kanë shumë paqartësi.
Është e domosdoshme që në këtë drejtim shteti t’i qartësojë disa çështje dhe jo problemet të ngelin pezull. Përderisa nuk ka interpretim autentik të ligjit nga ana e Kuvendit, do të vazhdojë avazi i vjetër dhe rrjepja e qytetarëve dhe subjekteve juridike do të jetë edhe më e dhimbshme.

Lëvizja Demokratike fton edhe ministrin e Drejtësisë, në kompetencat e të cilit zhvillohet veprimtaria e përmbaruesve, që të gjejë një zgjidhje me fatlume, sepse numri prej mbi 120 mijë xhirollogari të bllokuara, është sa alarmant, aq edhe tragjik” – thonë  nga Lëvizja Demokratike. /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share