LD: BDI po diskriminon fëmijët shqiptarë me ndarjen e bllok dotacioneve për shkollat

Nga Lëvizja Demokratike kanë akuzuar partinë në pushtet BDI-në se me ndarjen e dotacioneve për shkollat, diskriminon nxënësit shqiptarë, përcjellë Klan M.

”Skandali i radhës i BDI-së ka të bëjë me ndarjen e bllok dotacioneve për shkollat. Në vend se ndarja e mjeteve të bëhet ashtu siç e kërkon realiteti, ndodhi e kundërta, BDI i diskriminon nxënësit shqiptarë pikërisht në komunat shqiptare.

Te ndarja e mjeteve për kokë të nxënësve kemi këtë pasqyrë: Në Vevçan për kokë nxënësi janë ndarë 138 mijë denarë, në Llozovë 153 mijë, Çeshinovo Obleshevo 179 mijë, Staro Nagoriçani 231 mijë, Novo Sellë 267 mijë denarë, kurse në Studeniçan 53 mijë denarë, Çairi 62 mijë dhe Tetovë 72 mijë denarë. Kjo ndarje vërtet nuk do koment, aq me tepër kur dihet se si ministri i Arsimit, ashtu edhe zëvendësi i tij janë shqiptarë dhe e njohin fare mirë realitetin, por edhe problemet e nevojat e arsimit shqip” – thuhet në kumtesën e Lëvizjes Demokratike. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share