Pas një sezoni të suksesshëm me Getafe, Mason Greenwood i Manchester United është bërë një nga lojtarët më të kërkuar të merkatos së verës. Atletico Madrid, Barcelona, Juventus, Napoli dhe Olympique Marseille kanë shprehur interes për të, por Lazio ka bërë një ofertë prej 25 milionë eurosh për kartonin e tij. Megjithatë, Manchester United kërkon 30 milionë euro për talentin e sulmit.
Për shkak të mosmarrëveshjeve mbi çmimin, Lazio ka vendosur të heqë dorë përkohësisht nga negociatat për Greenwood dhe të fokusohet te një tjetër talenti anglez, Jobe Bellingham, vëllai i vogël i Jude Bellingham. Jobe, i cili luan për Sunderland, vlerësohet me një çmim prej 15 milionë eurosh dhe mund të jetë transferimi i parë i tij jashtë Anglisë. 18-vjeçari është i njohur për aftësitë e tij si mesfushor i avancuar dhe qendërsulmues.