Lavrov: Nëse shkatërrohet Gaza, kjo do të shkaktojë fatkeqësi që do të zgjasë me dekada

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov tha nëse shkatërrohet Gaza, kjo do të shkaktojë fatkeqësi që do të zgjasë me dekada, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve “Belta”, Lavrov tha se “Izraeli ka njoftuar për opinionin publik se reagimi i tij do të jetë i pamëshirshëm në mënyrë jo në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar dhe se do të shkatërrojë Hamasin. Shkatërrimi i Hamasit nuk është i mundur pa shkatërruar Gazën dhe popullsinë e saj civile”.

Lavrov theksoi se në rajon duhet të ndalet konflikti dhe se duhet të ofrohen ndihmat humanitare për popullin e Gazës. “Nëse shkatërrohet Gaza, nëse 2 milionë banorët e saj dëbohen, kjo do të shkaktojë fatkeqësi që do të zgjasë me dekada”, shtoi Lavrov.

– Situata e fundit në Gaza

Për shkak të sulmeve intensive të Izraelit në Rripin e Gazës nën bllokadë u ndërprenë plotësisht shërbimi i komunikimit për linjat fikse telefonike, të telefonisë celulare dhe të internetit.

Ushtria izraelite njoftoi rritjen e sulmeve ajrore dhe zgjerimin e operacioneve tokësore.

Në shënjestrën e ushtrisë izraelite ishte edhe kompleksi më i madh shëndetësor, spitali “Al-Shifa” në të cilin ndodhen mijëra civilë të plagosur.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share