Drejtori i SHA MEPSO-s, Burim Latifi, ka reaguar ndaj akuzave të Bashkimit Demokratik për Integrim që e kanë cilësuar veprimin e tij si keqpërdorim të fondeve dhe gënjeshtër për të shmangur përgjegjësinë për kontratën e kontestuar për furnizim me lule. Latifi ka mohuar çdo akuzë për shpenzime të panevojshme dhe ka sqaruar se kontrata për furnizimin me lule është nënshkruar nga ish-menaxhmenti i SHA MEPSO, i përbërë nga njerëz të BDI-së dhe Zijadin Selës.
“Së pari, prokurimin e famshëm të hortikulturës e ka bërë menaxhmenti i mëparshëm i përbërë nga njerëzit e BDI-së dhe Zijadin Selës. Së dyti, konstatimin për nevojën e një furnizimi të tillë në SHA MEPSO e ka nënshkruar ish-ministri i BDI-së, Bilen Saliji, në cilësinë e anëtarit të bordit të drejtorëve të SHA MEPSO. Së treti, përzgjedhja e kompanisë fituese në procedurën e furnizimit publik për regullim hortikulturor është bërë nga drejtori i mëparshëm i SHA MEPSO, Zudi Koka, i emëruar nga Fronti Evropian.”
Latifi ka paralajmëruar se do të padisë BDI-në për shpifje. E ndërkohë kanë reaguar nga Bashkimi Demokratik për Integrim duke I publikuar dokumentin e firmosur nga vetë drejtori Latifi.
Burim Latifi lëre që e keqpërdorë detyrën zyrtare, por edhe gënjen paturpësisht. Është e papranueshme që drejtori i MEPSO-s të përpiqet të shmangë përgjegjësinë për një veprim të tillë skandaloz, duke ia hedhur fajin drejtimit të mëparshëm, kur ne kemi prova të qarta se ai vetë ka nënshkruar kontratën. Nuk bëhet fjalë vetëm për një akt të rëndë keqpërdorimi të fondeve publike – 150 euro për një lule është një shpenzim i tmerrshëm, që për shumë familje përfaqëson shpenzimet e një muaji të tërë jetese – por edhe për një përpjekje të paskrupullt për të mashtruar opinionin publik”, thuhet ne ragimin e BDI-së
BDI i bën thirrje autoriteteve përkatëse që të hetojnë me seriozitet këtë çështje dhe të marrin masa të menjëhershme ndaj atyre që abuzojnë me paranë e qytetarëve dhe gënjejnë për të mbuluar gjurmët e veprimeve të tyre të papërgjegjshme. /tvklan.mk