“Politika na e largoi rininë, s`ka kushte në RMV”
Stacioni i autobusëve në Tetovë. Këtë të shtunë, mbase ishte vendi më i frekuentuar në Pollog, njofton KlanM.
Mërgimtarët po mbushnin dhjetëra autobusët që do t`i dërgojnë në vendet e perëndimit. Pushimi i tyre në vendlindje përfundoi, por jo edhe malli për vendin e tyre, të afërmit, miqtë e shokët.
Në këtë vend, siç njofton KlanM, dëgjon rrëfime nga më të ndryshmet…
“Unë në Itali jetoj, e dërgojë të fejuarën time në Gjermani shkon, për veten time në Itali jam jetoj në Itali gati 20 vite. Shumë mirë, por kur vjen koha për të shkuar kemi mërzi gjithmonë është. Nëse i ofrojnë kushtet më të mira të gjithë rijmë këtu por s`ka, këto janë kushtet”.
“Gjermani, e do puna patjetër duhet të shkojmë.”
– Si i kaluat pushimet sa ishit këtu?
“Pushimet, s`ka më mirë se në vendlindje”.
“Në Itali për punë. Shumë mirë të gjitha gjërat më kanë pëlqyer”.
Por, ajo që lëndon këto mërgimtarë por edhe ata që përcillnin më të dashurit, është se po largohet pjesa më vitale e shoqërisë sonë – rinia. Mërgimtarët por edhe ata të vendit, siç njofton KlanM, nuk hezitojnë që gishtin ta drejtojnë tek politika.
“A nuk është turp të ikin prej në vendlindjes, ky milet, ky popull. Ku janë politikanët që marrin parat tona”.
“Nga fshati Forinë, shkoj për në Itali prej politikanëve tonë, Allahu i vraftë, më tutje do e shohim si do i kemi hallet”.
“Jam prej Sallareve momentalisht punoj në Gjermani. Më herët kam punuar këtu në Pazar si duhanxhi, por këtu nuk shoh më rezultate, se di se çfarë është puna me këto liderët si mundet gjithë ky popull të ikë jashtë”.
“Prej Gostivari shkoj në Gjermani në Shtutgart, se nga zori s`ka këtu, asnjë nuk ka mbetur e gjithë rinia ka ikur. Njeriu të rijë këtu e ka më mirë por të gjithë shkojmë nga zori, të gjithë këtë e bëri politika nuk ka çare kot”.
Kaluan disa javë në vendlindje, u çmallën me familjarët, por dikujt nuk i ka pwlqyer pastërtia e qytetit, por edhe çmimet.
“Katastrofë aspak mirë, s`ka kushte të mira këtu aspak, kushtet katastrofë. Asgjë nuk më ka pëlyer në Tetovë, mbeturina, çmimet më shtrejtë se në perendim janë”.
“S`ka rezultate. E para pikë këto mbeturinat rrugëve janë katastrofë, erë e keqe nuk shohë mirë unë këtu në këtë vend. Këmbësorët me vetura janë të zëna këtu, vaj me det, mjerë fukaraja këtu”.
Të tjerë, siç njofton KlanM, përcillnin të afërmit e tyre duke mos u pajtuar me realitetin e dhimbshëm të eksodit.
“Unë nuk shkoj askund i përcjelli këto. A e sheh se çfarë janë duke bë? Shqiptarët shkuan të gjithë, s`ka mbet asnjë. Pa kurbet nuk bën. Të shkosh atje këtu i le shtëpitë, të gjitha”.
Disa mërgimtarë duket se nuk kanë pasur përvojë të mirë me policinë e vendit, por megjithatë, të mërzitur largohen drejt perëndimit.
“Hiç, se policia na maltretojnë bëjnë çfarmos. Na qanë zemra për vendlindjen por çfarë të bëjmë patjetër të ikim, s`ka rrugëdalje prej këtyre.”
Kjo fundjavë, siç njofton KlanM, llogaritet si kulmi i largimit të mërgimtarëve tanë drejt vendeve të Evropës Perëndimore, andaj nuk janë për t`u habitur tollovitë dhe pritjet e gjata nëpër kufinj.
Sidoqoftë, mërgimtarëve u dëshirojmë rrugë të mbarë dhe shëndosh e mirë të na rikthehen sërish./KlanMacedonia