I qëndrojë deri në fund cdo fjale që kam thënë rreth presionit për të larguar shqiptarët me kontratë nga puna – ka deklaruar sot tanimë ish drejtori I qendrës së dijalizës në Strugë Berat Lena.
Kjo deklarat e tij për Klan Maqedoni vjen pas reagimit të kabinetit të ministrit Arben Taravari I cili mohoi deklarat e Lenës dhe se ai ka kërkuar largimin e shqiptarëve me kontrat. Nëse ka guxim ministri apo kushdo tjetër jam I gatshëm të ballafaqohem me ta në cdo moment dhe ku të kenë dëshire ka deklaruar Lena.
“I qëndroj pikë për pike të gjitha asaj që kam thënë jo vetëm çdo fjale të saj, por çdo shkronje që kam thënë në atë deklaratë është e saktë. Në qoftë se palët tjera nuk janë të kënaqura nga kjo që po them jam në gjendje të ballafaqeohem në çdo moment ku të duan, kur të duan” – tha Berat Lena.
Pas deklaratës së djeshme të mjekut Berat Lena për Klan Maqedoni se është përballur me presion dhe kërkesë të numrit një të ministrisë për largimin nga puna e të punsuarve shqiptarë me kontratë, reaguan nga Kabineti i Ministrit Taravari duke thënë se Taravari në asnjë mënyrë nuk i lajmërohet asnjë drejtori që të kërkojë të largojë nga puna punëtorët, dhe se për spitalin në fjalë ka kërkuar që të shtohet numri I kuadrove. /tvklan.mk/