Largimi i kamionëve në Rudar, persona të maskuar provokojnë gazetarët

Ka nisur largimi i barrikadave në fshatin Rudar, në afërsi të Zveçanit, raporton Ekonomia Online nga vendi i ngjarjes.

Kamionët që ishin vendosur aty që nga 10 dhjetori janë ndezur dhe larguar nga persona të maskuar. Disa nga ta kanë provokuar gazetarët duke ua drejtuar gishtin e mesëm.

Rrugët kryesore që çojnë drejt Jarinjës dhe Bërnjakut, pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, ishin të bllokuara qe gati tri javë.

Ato ishin vendosur nga grupet kriminale serbe, pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq, i dyshuar për sulm ndaj zyrave të KQZ-së në veri të vendit.

Pas lirimit në arrest shtëpiak të Pantiqit, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dje nga Rashka njoftoi se heqja e barrikadave do të niste sot.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share