Laporta mendon për një ndryshim drastik të pronësisë së Barcelonës

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta po diskuton mundësinë e përfundimit të strukturës së pronësisë së anëtarëve të klubit.

Kjo është sipas ekspertit kryesor të Okdiario, Eduardo Inda, kur foli në El Chiringuito mbrëmë.

Inda thotë se situata financiare e Barcelonës po e detyron Laportan dhe këshilltarët e tij të marrin në konsideratë veprime drastike për të mbajtur klubin në këmbë.

Ai këmbënguli: “Më thonë se gjendja ekonomike e Barcelonës është e paqëndrueshme dhe seriozisht janë të detyruar ta kthejnë klubin në kompani publike”.

“Klubi është praktikisht në pronësi të Goldman Sachs, është një fakt”.

“Kur të vijnë afatet e maturimit te Laporta dhe ata nuk mund t’i paguajnë do ta shihni…”, vazhdoi më tej Inda. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share