Ka eksploduar një mjet shpërthyes afër Autokomandës në Shkup para pak çasteve.
Raportohet për të lënduar, policia tashmë
është në vendngjarje dhe po heton rastin, njofton Klan M.
Ndryshe nga MPB kanë dalë me version ku thonë:
“Sot (14.11.2024) në orën 09:20 në një oborr në lagjen “Keramidnica” në Shkup është hedhur mjet shpërthyes. Nga shpërthimi mbeti i plagosur R.T., i cili u dërgua në SQS. “Shën Naumi i Ohrit” për dhënien të ndihmës. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB. /tvklan.mk/