Nga MPB kanë dalë me njoftim në lidhje me bombat nëpër shkolla ku gjatë ditës së djeshme dhe sot janë kërcënuar nëntë shkolla të mesme në qytetin e Shkupit nga dërgues anonim. Ku është bërë edhe evakuimi i nxënësve dhe sipas MPB-së pas kontrolleve të hollsishme ka qenë alarm i rrejshëm.
‘‘Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me raportimet e sotme se nëntë shkolla në territorin e Shkupit kanë pranuar email me kërcënim për mjet shpërthyes dhe është konstatuar se bëhet fjalë për denoncime të rreme. . Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të shkollave dhe më pas janë kryer kontrolle të hollësishme nga ekipet inspektuese antiterroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme” – thonë nga MPB.