Lajmërohet murtaja afrikane e derrit në Dragash të Kosovës, komuna fton për kujdes

Komuna e Dragashit e ka konfirmuar prezencën e murtajës afrikane në territorin e saj.

“Të dashur qytetarë të Komunës së Dragashit, ju informojmë se në territorin e Komunës sonë tashmë edhe zyrtarisht është konfirmuar MURTAJA AFRIKANE e derrit”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.

“Shoqata e Gjahtarëve ‘Dhia e Egër’, së bashku me Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Dragash, si dhe institucionet relevante qeveritare, janë duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për eliminimin e kësaj sëmundjeje”.

“Kjo sëmundje nuk transmetohet te kafshët tjera, as te njeriu, mirëpo kujdesi duhet të jetë maksimal, pasi më herët nuk kemi pasur raste të tilla”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share