Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka pasur një tërheqje të lehtë muskulore në kofshën e majtë dhe do të mungojë në ndeshjen e radhës në Serie A këtë vikend.
“Hakan Calhanoglu ka bërë një test mjekësor sot në Institutin Humanitas në Rozzano sot”, thuhet në deklaratën zyrtare të Interit.
“Ata kanë treguar se mesfushori turk ka një tërheqje muskulore në kofshën e tij të majtë. Gjendja e tij do të shikohet javën e ardhshme”.
Turku luajti në pjesën e dytë në fitoren e Interit kundër Viktoria Plzen të martën.
Ai ka hyrë në sezonin e dytë me klubin zikaltër ku ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist në tetë paraqitjet e tij të para në të gjitha garat këtë sezon.
Calhanoglu ju bashkua Interit si një agjent i lirë nga Milan më 2021, duke nënshkruar kontratë deri më 2024.
Zikaltërit do ta vizitojnë Udinesen që është në formë në Dacia Arena të dielën ku do të luajnë në orën 12:30 e ku Calhanoglu pritet që të mungojë dhe do të zëvendësohet nga Henrikh Mkhitaryan.
Ish mesfushori i Romës startojë në vend të turkut kundër Viktoria Plzen në mesjavë.
Zikaltërit kanë 12 pikë nga gjashtë ndeshje të Serie A dhe kanë një pikë më pak se skuadra e Andrea Sottil, Udinese, e cila është njëra prej skuadrave që ka befasuar në këtë fillim sezoni në Itali.