Lajçaku publikon pamje nga takimet në Prishtinë për zhvillimet e fundit në dialog

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje nga takimet që ka pasë në ditën e dytë në Kosovë.

Lajçak është takuar me komandantin e KFOR-it, në Kosovë, Ozkan Ulutas, me ambasadorët e akredituar dhe me liderët e partive opozitare.

Lajçak, këto takime i ka quajtur produktive dhe me shkëmbime të mira për zhvillimet e fundit në dialog, njofton Klankosova.tv.

“Sot pata një ditë shumë produktive në Kosovë me shkëmbime të mira për zhvillimet e fundit në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe rrugën përpara. Falënderoj të gjithë bashkëbiseduesit e mi për rolin dhe mbështetjen e tyre aktive”, shkroi Lajçaku.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share