Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi e atë të Serbisë, Petar Petkoviq, folën për një listë të gjatë të çështjeve të dialogut.
Lajçak tha me Bislimin e Petkoviqin, temë ishte edhe shtensionimi i situatës në veri.
“Ne diskutuam një listë të gjatë të çështjeve të dialogut duke filluar me zbatimin e marrëveshjes së 27 shkurtit dhe de-përshkallëzimin në veri”, tha Lajçak, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ai tha se diskutimet do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, teka Lajçaku priti në takime ndaras Bislimin e Petkoviqin, ndërsa nuk pati takim trilateral mes palëve.