Ndërmjetësuesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak do të vizitojë sot Kosovën.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Lajçak do të takohet me Presidenten e vendit Vjosa Osmani rreth orës 15:00.
Takimi mes tyre është konfirmuar zyrtarisht nga Presidenca e Kosovës.
Pas vizitës në Kosovë, Lajçak pritet që të udhëtojë drejt Serbisë.
Ndërkohë, ditën e nesërme në Kosovë do të shkojnë për vizitë edhe Kryeministri i Holandës dhe ai i Luksemburgut.
Këto vizita janë në kuadrin e tentativa që po zhvillohen për të çtensionuar situatën në veri të Kosovës me serbët lokalë atje. /tvklan.al