Lajcak-ut i zgjatet mandati/ Ndërmjetësi i BE-së në detyrë deri në janar të vitit 2025

epa08748741 EU Special Representative for the Pristina-Belgrade Dialogue Miroslav Lajcak listens during the press conference with Serbian President Aleksandar Vucic (not pictured) in Belgrade, Serbia, 15 October 2020. EPA-EFE/NEMANJA JOVANOVIC

LAJCAK-ut I ZGJATET MANDATI

Këshilli i Bashkimit Evropian ia ka zgjatur edhe formalisht mandatin e të dërguarit special të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, deri në janar të vitit 2025. Ky vendim ka ardhur pas kërkesës së përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

Diplomati sllovak u emërua si ambasador i BE-së në Zvicër. Ai duhet qe të niste misionin e ri më 1 shtator të këtij viti. Qeveria e Albin Kurtit e ka akuzuar Lajcakun per njeanshmeri ne favor te Serbise gjate misionit te tij si ndermjetes ne dialog.

Megjithatë vazhdimi edhe për pesë muaj i mandatit të Lajçakut në rolin e ndermjetesit të dialogut, Prishtine- Beograd ndërlidhet me mos krijimin e një vakumi në këtë pozicion, derisa pritet të emërohet pasardhësi i tij.

Emërimi i pasardhësit të Lajçakut është lidhur tani në mënyrë direkte me procedurën për emërimin e udhëheqësve të rinj në institucionet e BE-së për mandatin e tyre te ardhshëm pesëvjeçar.

Tashme kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, eshte emëruar në postin e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe të sigurisë.

Kallas pritet të nis punën si pasardhëse e Borrellit më 1 nëntor.

Diplomatët në BE thonë se, kushdo që të ndermjetesoje ne vijim dialogun në emër të Bashkimit Evropian, duhet të ndjekë mandatin dhe detyrat që i caktojnë vendet anëtare. Shtetet anëtare janë të njëzëshme ne kerkesen qe Kosova dhe Serbia duhet t’i zbatojnë të gjitha detyrimet që kanë dalë nga marrëveshjet e arritura deri më tani në procesin e dialogut mes te dyja vendeve./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share