Lajçak: Pavarësisht hapave drejt uljes së tensioneve, situata në veri mbetet e brishtë

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se dy ditët e fundit ka qenë në Bruksel, për të disktutuar për situatën që po mbretëron në veri. Lajçak, ka thënë se pavarësisht nga hapat e ndërmarrë situata po vazhdon të mbetet e brishtë në veri, njofton Klankosova.tv.

“I kalova dy ditët e fundit në Bruksel, ku ekipi im dhe unë kemi punuar ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë për të koordinuar hapat tanë të ardhshëm në adresimin e krizës së vazhdueshme në veri të Kosovës. Fatkeqësisht, pavarësisht nga ekzistenca e hapave të qartë për të ulur me sukses tensionet, situata mbetet e brishtë”, shkroi Lajçak.

Rreth dy javë më parë, Lajçak pati dy takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pikërisht për situatën që është në veri prej një muaji.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share